
Këngëtarja Bafte Shala ka folur për jetën e saj personale duke zbuluar edhe dhuratën e çmueshme që ajo e ka marrë gjatë ditës së djeshme.
Ajo në emisionin “Hambar” në Kanal10 ka treguar edhe se është e dashuruar dhe e përmbushur nga partneri i saj, raporton Gazeta10.
“Dhurata më e shtrejtë ja kam bërë vetës, dhe ku ka më mirë se me i bë vetes dhuratë, është apartmenti, ndërsa dhurata më e shtrejtë që e kam marë ka qenë ditën e djeshme, ku mora një unazë diamanti nga një person shumë i dashur i imi, por që nuk dua ta bëjë publike, tani jam shumë e përmbushur emocionalisht dhe shpirtnisht”, tha ajo në Kanal10.
Gjithashtu Shala lë për të nënkuptuar që në një të ardhme të afërt ajo edhe mund të ketë një martesë apo ndonjë propozim për martesë./Gazeta10