Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konfiskohen rreth 4 mijë copë detergjent të falsifikuar, dogana jep detaje

Gazeta10
21 May 2024 - 13:19

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar rreth 4 mijë copë detergjent “Ariel”i cili është i falsifikuar. 

Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook të faqes “Dogana e Kosovës” po ashtu thuhet se sipas dispozitave ligjore në fuqi mallrat e falsifikuar nuk lejohet të dalin në qarkullim të lirë.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit efektiv të të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës pas pranimit të konfirmimit nga bartësit e të drejtave ka konfiskuar mallin e falsifikuar, preparate për larje dhe pastrim të në sasi rreth 4000 copë. Sipas dispozitave ligjore në fuqi, mallrat e falsifikuar nuk lejohet të dalin në qarkullim të lirë”, thuhet në postim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.