
Gazetari Naim Sadiku ka thënë se për rastin e arratisjes së Enver Sekiraqës zinxhiri i përgjegjësisë duhet të shtrihet edhe përtej gjykatave.
Sadiku në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se Policia duhet ta dijë vendndodhjen e Sekiraqës.
“Zinxhiri i përgjegjësive duhet të shtrihej edhe përtej Gjykatave sepse është një shtet që i ka mekanizmat edhe në rastet e tilla”, ka thënë ai.
Sipas tij, ky rast edhe njëherë ka shpërfaq sistemin e brishtë të drejtësisë. /GAZETA10/
Videon e plotë mund ta gjeni më poshtë