Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi tregon gjendjen e të arrestuarve pas bombardimeve: ‘Njerëzit filluan të kalbeshin …’

Gazeta10
21 May 2024 - 22:16

Gazetari dhe publicisti Halil Matoshi para 25 vitesh ishte marrë peng nga forcat serbe duke e dërguar në burgun e Lipjanit.

Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka rrëfyer në detaje se si ndodhi në atë kohë pengmarrja e tij.

Ai ka rrëfyer për trajtimin mizor që e kishin në burgun e Lipjanit.

“Trajtimi ishte mizor, një rriskë bukë dhe atë çfarë ka gjuajt ushtria jugosllave e sjellshin  dhe na jepshin nga një rriskë bukë që ishte pothuajse e mykur, kurse ujë nuk na jepnin pothuajse fare sepse thoshin se NATO i ka bombarduar ujësjellësit, ju e keni lyp NATO-n dhe tash durone. Nganjëherë gotat e jogurtit na i mbushnin me ujë nga shiu dhe na i sillnin te salla”, është shprehur Matoshi.

Ai tutje ka thënë trishtimi kishte vazhduar pas bombardimeve të NATO-s kur të burgosurit nga burgu i Dubravës i kishin sjellë në atë të Lipjanit

“Trishtimi ka filluar kur i kanë pruar nga Dubrava, njerëz të plagosur, njerëz të rrahur, njerëz pa trajtim mjekësor saqë kishin filluar edhe plagët t’u kalben. Realisht kishte njerëz me copa të grantave, kishte njerëz me plumba ma trajtim mjekësor. Ndërkaq ka vazhduar kjo dramë deri më natën midis 9 dhe 10 qershorit që i bie marrëveshja e Kumanovës”m është shprehur Matoshi. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.