Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lëndohet një person pasi rrotullohet me veturë në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë

Gazeta10
22 May 2024 - 13:13

Një person ka pësuar lëndime trupore nga një vetaksident në rrugën “1 Tetori” në lagjen Velania në Prishtinë.

Policia e ka konfirmuar aksidentin, duke thënë se në aksident është përfshirë një veturë.

“Rreth orës 09:30, kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën 1 Tetori, në Prishtinë. Në aksident është e përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.