Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“O mos na le vetëm!” –25 vjet nga Kasaphana e Burgut/ Bajrush Xhemajli: “Këto fjalë s’i harroj..”

Gazeta10
22 May 2024 - 22:46

Janë bërë 25 vjet nga masakra e burgut të Dubravës. Në këtë masakër forcat paramilitare serbe kanë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe kanë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Për të rikujtuar këtë masakër në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ kanë folur disa nga të mbijetuarit e kësaj masakre.

I mbijetuar i kësaj masakre, Bajrush Xhemajli ka rrëfyer për emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 momentet me të vështira që kishte përjetuar në masakrën e Dubravës.

Ai ka folur për momentin kur kishte parë të plagosurit e patë të cilët kishin plagë të rënda.

“Njërit i kishin dalë krejt organët ishte plagosur rëndë, tjetri ishte plagosur mbrapa dhe që të dy me thonin o mos me lë vetë”, ka rrëfyer Xhemajli. /Gazeta10/

Rrëfimin e tij të plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.