Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“KLUBET SPORTIVE PRISHTINA” – Nis bashkimi i klubeve të kryeqytetit

Gazeta10
23 May 2024 - 13:12

Klubet sportive në Prishtinë kanë nisur iniciativën për themelimin e një unionit të klubeve sportive të kryeqytetit.

Kjo nismë ka filluar disa javë më herët derisa gjatë ditës së sotme është hartuar plani i funksionimit të këtij unioni. Unioni i klubeve do të quhet “Klubet Sportive Prishtina” dhe do të përbëhet nga klubet emblemë të sporteve të kryeqytetit.

Basketbolli, Hendbolli, Futsalli,Vojlebolli do të jenë pjesë e këtij unioni. Basketbolli do të përfaqësohet me dy klubet, KB Prishtinën (M) dhe KB Prishtinën(F).

 Hendbolli gjithashtu do të jetë në dy gjinitë, KH Prishtina (M) dhe KH Prishtina (F).

Njëjtë do të jetë edhe volejbolli sport që përfaqësohet nga dy klubet KV Prishtina (M) dhe KV Prishtina (F).

Derisa futsalli do të përfaqëohet me klubit emblemë të kryeqyteti Fc Prishtina Futsal. Në takimin e mbajtur nga përfaqësuesit e këtyre klubeve është vendosur që ky union të nis funksionimi së shpejti duke synuar përmisimin organizmin e klubeve sportive në Prishtinë.

Kryeqyteti duket se do ta kthej lavdinë e sportit, duke synuar rikthimin e klubeve sportive në majat e sukseseve në sportet e lartëcekura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.