Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kush negocioi për lirimin e Milan Radojçiqit? –Flet ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme Valdet Hoxha

Gazeta10
27 May 2024 - 18:19

Grupi Ndërkombëtar të Krizave në një raport të hartuar e që pritet të miratohet nga Asambleja Parlamentare e NATO-s thuhet se ishte vetë forca paqembajtëse e KFOR-it që “negocoi tërheqjen” e grupit paraushtarak dhe terrorist të Millan Radoiçiqit nga Banjska.

Kjo ka nxiture reagim të madh në Kosovë, ndërsa vet misioni i KFOR-i e ka mohuar një gjë të tillë.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10 ka folur për sulmin e Banjskës dhe mundësinë që të jetë negociuar tërheqja e grupit terrorist prirë nga Milan Radojeçiq.

Sipas tij, pamjet e publikuara tregojnë se largimi i tyre nga Kosova nuk ka lënë ndonjë përshtypje se ata po ikin nga ndonjë sulm.

“Kishte një largim të organizuar, një largim me trajektore të qartë dhe qetësi të plotë. Edhe pas atij rasti ne kemi diskutuar se mund të ketë një negocim të largimit të tyre sepse rasti situata e sigurisë së veriut të Vendit i kalon kornizat e të qenurit të problemit të brendshëm”, ka thënë Hoxha, raporton gazeta10.

Ai ka thënë se janë tre reagues të sigurisë në Republikën e Kosovës, e që mund të kenë negociuar për largimin e grupit terrorist nga Kosova.

“Është Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i dhe nëse ka pasur negocim ka pasur në mes të këtyre akterëve qoftë veç e veç apo dakordim të plotë të tyre”, ka thënë Hoxha.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.