Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi: Ideja për shpërndarje të Kuvendit dështoi, partitë tjera opozitare s’patën gatishmëri

Gazeta10
29 May 2024 - 14:53

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se se mundësia për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme tashmë është ezauruar.

Krasniqi, në një konferencë për media tha se thirrja dhe propozimi i PDK-së për koordinim mes partive më të mëdha politike lidhur me këtë proces nuk e ka gjetur mbështetjen e nevojshme.

“Unë mund të hamendësoj për arsyet e gatishmërisë deklarative së partisë në pushtet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, por vërtetë jam i habitur nga mosgatishmëria e partive opozitare për ta bërë një gjë të tillë, sepse mos shkuarja në zgjedhe efektivisht po ia zgjatë mandatin pushtetit aktual. Më lejoni të ritheksoj se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe është gjithmonë e gatshme për cilindo variant që mundëson zgjedhje të parakohshme dhe largimin e kësaj Qeverie”, është shprehur kreu i PDK-së.

Krasniqi theksoi se edhe për PDK-në dorëheqja ka qenë mënyra e preferuar e shkuarjes në zgjedhje, por mundësi reale në tavolinë ishte vetëm shpërndarja e Kuvendit.

“Prandaj, duke parë nevojën e madhe që vendi të shkoj në zgjedhje, për ne kishte më shumë rëndësi qëllimi sesa mënyra. Gjatë kësaj periudhe, PDK ka dëshmuar seriozitetin e saj për t’i dhënë fund keqqeverisjes dhe gatishmërinë e saj për zgjedhje të parakohshme në shumë raste. Këtë e dëshmuam edhe kur nominuam si kandidat për Kryeminsitër Bedri Hamzën me 27 mars të këtij viti. Këtë e dëshmuam edhe të premten, me 24 maj, kur PDK u paraqit në sallën e Kuvendit për t’iu përgjigjur rezolutës së AAK-së për shkarkimin ose dorëheqjen e Qeverisë. Këtë e ridëshmuam për të satën herë edhe përmes letrës së fundit që u dërgova kryetarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.