
Gjigandët bavarez, Bayern Münich pas shumë diskutimeve me trajnerët e ndryshëm, kanë vendosur për Vincent Kompany.
Belgu i cili ishte trajner i Burnley, ka bërë hapin e tij më të madh që mund të kishte imagjinuar, pasi që nuk kishte mbijetuar në Premier League, tashmë është në klubin më të trofeshëm gjerman.
Legjenda e Manchester Cityt, është prezantuar në ambientet e Bayern, me disa prej tifozëve që nuk janë të bindur nga ardhja e tij.
Deri më tani, trajnerët më të mirë në futbollin evropian, e kanë refuzuar punën te kjo skuadër.
Nagelsmann, Flick, Ragnick, Zidane, De Zerbi, Ten Hag, madje kishin bërë presion të mbanin dhe Tuchel, por ky i fundit nuk kishte pranuar.