Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

SC Gjilani edhe zyrtarisht ndërpren bashkëpunimin me Gentjan Mezanin

Gazeta10
03 June 2024 - 16:23

Gentjan Mezani nuk do të jetë më shef i shtabit teknik të skuadra e Gjilanit.

Marrëveshja mes klubit dhe trajnerit nga Vlora ka përfunduar dhe palët kanë vendosur që ky bashkëpunim të mos vazhdohet.

Njoftimin për mbylljen e marrëveshjes me Mezanin, klubi gjilanas e ka bërë të ditur përmes një komunikate zyrtare.

Sport Club Gjilani njofton se marrëveshja e bashkëpunimit me Gentjan Mezanin si shef i shtabit teknik ka përfunduar. Vlerësojmë lartë gatishmërinë në radhë të parë dhe më pas gjithë kontributin e trajnerit Mezani të dhënë gjatë edicionit 2023/24. Po ashtu komunikojmë përfundimin e bashkëpunimit edhe me anëtarët e tjerë të stafit teknik, Enver Sermaxhajn, instruktorin e portierëve, si dhe Leutrim Arifin, asistent. Njëherit u urojmë shumë fat dhe suksese në karrierën e te tyre sportive, duke ua rikujtuar që dyert e klubit do të mbeten gjithmonë të hapura për ta.”

Gentjan Mezani erdhi në krye të Gjilanit në fillim të sezonit, dhe e përfundoi edicionin në pozitën e shtatë në tabelë, duke e shmangur barazhin.

Pasues i Mezanit te Gjilanit pritet të jetë trajneri Ardian Nuhiu, prezantimi i të cilit pritet të bëhet në ditët në vazhdim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.