
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka qenë mjaftë kritik ndaj qeverisjes së Përparim Ramës në Prishtinë.
Sipas tij, i pari i kryeqytetit nuk ka bërë gati asgjë për tri vite qeverisëse.
Në emisionin ‘Hambari’ në Kanal10, Bajqinovci ka thënë se Përparim Rama vetëm ka bërë bllokim dhe harrnim të rrugëve gjatë këtij mandati qeverisës, raporton gazeta10.
“Tërë kohën jam marrë me kritik ndaj Përparim Ramës që të këtë parasysh që t’i zhbllokojë këto rrugë dhe të kryejë punën për çfarë është thirrur nga qytetarët. Fatkeqësisht edhe sot në lagjen time komplet rruga ‘Ismet Krasniqi’ ishte e prerë dhe çdo dy muaj duke u ‘harrnuar’ rruga dhe kjo është problem”, ka thënë Bajqinovci. /Gazeta10/