Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi: Po të ishin disa zona zgjedhore shumica e deputetëve Kuvendin do ta shihnin vetëm në TV

Gazeta10
04 June 2024 - 13:27

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka bërë me dije se ndarja e Kosovës në zona zgjedhore do të sillte deputetë më cilësor.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se po të ishte Kosova në disa zona zgjedhore shumë prej deputetëve Kuvendin do ta shihnin vetëm televizor.

“Nuk është lajm nëse dikush pranon të jetë kandidat për deputet. Pse të mos pranojë kur e di se rroga është e madhe, punë nuk ka hiq. Dhe më kryesorja, deputet mund të bëhet gjithsekushi, sidomos me këtë ligj, me të cilin deputetët më shumë janë të vullnetit të kryetarëve se sa të vullnetit të qytetarëve. Po qe se do të ishin zgjedhjet me zona zgjedhore, shumica e këtyre që janë sot deputet, sallën e Kuvendit do ta shihnin vetëm në televizor”, ka shkruar Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.