Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rilindi te Borussia Dortmund, Sancho ëndërron qëndrimin te “verdhezinjtë”

Gazeta10
04 June 2024 - 17:14

Pavarësisht zhgënjimit të fortë në finalen e Champions League të humbur në “Wembley” ndaj Real Madrid-it, sulmuesi i kombëtares angleze Jadon Sancho tashmë ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij dhe ku dëshiron ta vazhdojë karrierën.

I huazuar nga Borussia Dortmund gjatë merkatos së janarit nga Manchester United, sulmuesi 24-vjeçar gjeti formën e tij më të mirë te “verdhezinjtë”.

Në këtë situatë, Sancho shpreson që Borussia Dortmund të arrijë marrëveshje me Manchester United për transferimin e tij të përhershëm te “verdhezinjtë” gjermanë, me të cilët po kalon një moment shumë të mirë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.