Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kodi Civil! / A e lejon ligji martesën mes dy personave të gjinisë së njëjtë? Flet Avokati i Popullit

Gazeta10
04 June 2024 - 22:58

Avokati i Popullit, Naim Qelaj në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë versioni aktual i Kodit Civil nuk do të definojë çështjen e martesës mes gjinisë së njëjtë.

“Unë realisht nuk e ka shoh zgjidhje as versionin aktual të kodit civil që zgjidh problemin për të cilin ju po pyesni, për arsye se Kushtetua e Kosovës martesën e definon si një lidhje mes dy personave pa e përcaktuar ndonjë karakteristik të veçantë. Krejt këto rregullohen me një ligj të veçantë dhe që është ligji për martesën. Në anën tjetër Kodi Civil thotë njihet bashkësia civile ne mes personave me seks dhe gjini të njëjtë, kushtet e lidhjes së kësaj bashkësie do të rregullohen me ligj të veçantë. Pra, ne vetëm po e transferojmë problemin nga një bazë në një bazë tjetër. Nga Kushtetuta në ligj, nga ligji në kod, nga kodi në ligj tjetër dhe nuk po e zgjidhim problemin”, është shprehur Qelaj..

Sipas tij, e vetmja risi në këtë rast është se do të njihet bashkësia civile.

“Pra, shoqëria jonë më në fund pranon se duhet të njihet e drejta e secilit me krijuar një lidhje familjare mes personave te gjinisë së njëjtë”, ka thënë Qelaj. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.