Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Antonio Conte është trajneri i ri i Napolit

Gazeta10
05 June 2024 - 12:29

Trajneri i Napolit, Antonio Conte edhte zyrtarisht është emëruar trajner i skuadrës së Napolit.

Conte rikthehet në futbollin italian, teksa do të jetë shef i shtabit teknik te ish-kampionët e Italisë.

Conte ka nënshruar kontratë trivjeçare me Napolin, që e mban atë te ekipi italian deri në qershor të vitit 2027.

Trajneri italian ishte i papunë që nga marsi i vitit 2023, kur kishte vendosur të largohet nga Tottenhami.

54-vjeçari ka një përvojë të madhe në futbollin italian, ku ka fituar Scudetton plot katër herë, tri herë me Juventusi dhe një sezon tjetër me Interin.

Përveç Italisë, Conte titullin kampion e ka fituar edhe në Angli, sa ishte trajner i Chelseat në sezonin 2016/17.

54-vjeçari ka qenë po ashtu edhe selektor i Italisë përgjatë viteve 2014-2016.

Pasi u shpallën kampion në sezonin 2022/23, sezoni i kaluar nuk ishte i suksesshëm për Napolin pasi e përfunduan sezonin në pozitën e 10-të, me vetëm 53 pikë të grumbulluara.

Napoli në sezonin e kaluar ndërroi plot tre trajnerë. Rudi Garcia u shkarkua në nëntor të vitit të kaluar, më pas Walter Mazzari ishte në krye të për një kohë të shkurtër, e më pas deri në fund të sezonit në krye të skuadrës ishte Francesco Calzona.

Conte te Napoli do të punojë me kapitenin e kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.