Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Buzhala: Duhet të këtë hetime nëse ende kemi zyrtarë që e furnizojnë BIA-në me informata relevante

Gazeta10
05 June 2024 - 21:54

Në një aksion të institucioneve të sigurisë së Kosovës ku janë të përfshirë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Prokuroria Speciale dhe Policia, janë ndaluar dy persona të nacionalitet shqiptar si të dyshuar për veprën penale-spiunazhë.

Arrestimi i tyre ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Gazetari Viktor Buzhala duke komentuar arrestimin e këtyre dy personave, ka thënë se relevante në këtë rast është se të dy personat kanë qenë ish-zyrtarë, njëri ish-zyrtar i Doganës e tjetri ish-zyrtar i krimeve të rënda në polici.

Sipas tij, duhet të hetohet nëse ende kemi zyrtarë që e furnizojnë BIA-në me informata relevante.

“Zakonisht rastet e rënda të spiunazhit ndodhin kur kemi të bëjmë me zyrtarë, njeri që ka qasje në informata të ndihme dhe kjo është relanave të hetohet dhe të shohim se a kemi ndonjë spiun të BIA-s aktualisht në institucione që ka qasje dhe është duke i furnizuar me informata”, ka thënë Buzhala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.