Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea rivalizon Liverpoolin për Jude Bellingham

Gazeta10
19 September 2022 - 18:47

Chelsea është ekipi i fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e talentit anglez, Jude Bellingham, transmeton Gazeta10.

Sipas “The Sun”, ‘Blutë e Londrës’ janë të gatshëm të ofrojnë rreth 110 milionë euro për mesfushorin 19-vjeçar.

Situatën e Bellingham tash e një kohë është duke e monitoruar Liverpooli, por tashmë në garës për transferimin e tij iu është bashkuar edhe ekipi londinez.

Bellingham ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 80 milionë euro.

Ai ka shënuar tre gola në 10 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Bellingham iu bashkua Dortmundit në vitin 2020 nga Birminghami për 25 milionë euro. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.