Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Gazeta10
12 June 2024 - 10:22

Në ceremoni morën pjesë ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Ambasada Britanike në Prishtinë ka mbajtur ceremoni përkujtimore për nderimin e  dëshmorëve britanikë të cilët kanë dhënë jetën në shërbim të paqes në Kosovë.

Gjatë ceremonisë u vendosën kurora me lule poshtë pllakës ku janë të shkruar emrat e ushtarëve pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

Ky aktivitet u mbajt në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.