Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Vincent Kompany nis revolucionin, Bayerni largon mbrojtësin më në formë

Gazeta10
12 June 2024 - 18:19

Me ardhjen e Vincent Kompany në krye të ekipit të Bayern Munich, pritet të nisë edhe revolucioni. Sigurisht ky i fundit do të nisë që nga largimet, e më pas blerjet për të përforcuar çdo repart.

Mediat gjermane e bëjnë të sigurt se Bayerni ka nxjerrë në shitje mbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt. Ky i fundit ishte më i miri në sezonin e fundit përsa i përket qendërmbrojtësve, por kjo lëvizje e Bayernit surprizon të gjithë.

60 milionë euro është shuma që bavarezët kërkojnë për De Ligt, të cilin e blenë në vitin 2022 për 67 milionë euro nga Juventusi. Në krahun tjetër, trajneri Kompany po përgatit largimin edhe të disa futbollistëve të tjerë, por që pritet të finalizohen pas Euro 2024.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.