Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Me UÇK-në në Politiko” – Zafir Berisha nderon Ditën e Çlirimit me një maicë të veçantë

Gazeta10
12 June 2024 - 21:29

Kosova sot po e feston 25 vjetorin e çlirimit. Për këtë temë është diskutuar mes panelistëve edhe në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Ish-komandanti i UÇK-së nga Prizreni, Zafir Berisha ka kujtuar momentet e para të përfundimit të luftës dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, raporton gazeta10.

I veshur me maicë me mbishkrimin UÇK, Berisha ka treguar kohën kur e ka kuptuar se Serbia është dorëzuar dhe po largohet nga Kosova.

“Mbrëmjen e 9 qershorit e kemi kuptuar që Serbia e ka pranuar kapitullimin dhe kujtoj që kapitullimi i Serbisë është bërë pas një lufte të jashtëzakonshme me forcat e UÇK-së”, ka thënë Berisha. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.