Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vullnet Krasniqi: Mos të ishin tifozët e Kosovës në Evropian, stadiumi do ishte thatë

Gazeta10
17 June 2024 - 21:11

Pjesëmarrja e Kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Evropian ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Në ndeshjen e parë që Shqipëria zhvilloi kundër Italisë, stadiumi i Dortumndit ishte i mbushur me tifozë ‘Kuq e Zi’.

Gazetari kosovar, Vullnet Krasniqi ka thënë se mos të ishin tifozët nga Kosova, përkrahja ndaj Kombëtares së Shqipërisë do të ishte e zbehtë.

“Mos të shin tifozët nga Kosova sa për ata të Shqipërisë stadiumi do të ishte thatë”, ka thënë Krasniqi.

Ai mendon se nëse Kosova do të kualifikohej në ndonjë kampionat Evropian apo Botërorë, përkrahja nga tifozët nga Shqipëria do të ishte zero. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.