Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Komuna e Prishtinës me njoftim për qytetarët: Kjo rrugë do të jetë e mbyllur për 2 muaj

Gazeta10
22 June 2024 - 16:21

Komuna e Prishtinës njofton se për arsye të realizimit të kontratës “Ndërtimi i rrugës Nekibe Kelmendi, faza III”, rruga “Nekibe Kelmendi” do të mbyllet përkohësisht.

Në njoftimin për media thuhet se rruga do të mbyllet nga e hëna (24 qershor), deri më 24 gusht.

“Për arsye të realizimit të kontratës “Ndërtimi i rrugës Nekibe Kelmendi, faza III”, rruga “Nekibe Kelmendi” do të mbyllet përkohësisht: Të hënën, më datë 24.06.2024, deri më 24.08.2024”, njofton komuna.

Tutje thuhet se qytetarët mund të përdorin rrugët alternative.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.