Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Cinik, patetik …’ – Hyseni: Vuçiqi si një Millosheviq i dytë

Gazeta10
26 June 2024 - 15:59

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq  pas pak do të ulën ball për ballë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

Zgjim Hyseni nga PSD në emisionin “Raport Special në Kanal10,ka thënë se nuk pret ndonjë rezultat nga ky takim.

Hyseni Vuçiqin e ka përshkruar si një Millosheviq të dytë.

““Vuçiqi është ky që është gjithë, pak me një pozitë cinike, pak me tringëllua patetik dhe brutal”, ka thënë ai.

Tutje Hyseni ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar që Vuçiqin para ndërkombëtarëve ta paraqesë si një kopje të Millosheviqit.

“Qeveria e Kosovës ka dështuar në mënyrë të plotë me përshkrua Vuçiqin si një Milloshjeviq i dytë, duke u mundua me përshkrua kështu dhe kur e sheh rezultatin, e sheh se ne kemi përfunduar të sanksionuar dhe jo Vuçiqi, ndërkaq në të kaluarën ka qenë Millosheviqi ai që ka pas embargo”, ka thënë Hyseni. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.