
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj rezultateve të dobëta të Kosovës në testin PISA.
Gjini tha se rezultatet tregojnë një realitet që, sipas tij, është ditur prej kohësh, por tashmë po përplaset drejtpërdrejt përballë opinionit.
“ Krejt o fallc, këta shtiren kinse po bajnë diçka. Gjendja po shkon duke u përkeqësu. Testi PISA është pikërisht ajo që e them: ‘Mbreti është lakuriq’. Domethënë, e kemi ditë, e sot po na përplaset fytyrës një fakt”, tha Gjini.