Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shqiptarët në Nagold të Gjermanisë, ruajnë gjuhën dhe traditat e tyre

Gazeta10
02 July 2024 - 12:05

Nagold është një qytet i vogël në shtetin e Baden-Württemberg-ut në Gjermani, me mbi 22 mijë banorë, i njohur për historinë e tij të pasur dhe me peizazhet piktoreske.

Mes banorëve të tij, një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh ka gjetur një shtëpi të re dhe kontribuon në pasurimin e diversitetit kulturor të qytetit.

Shqiptarët në Nagold janë një pjesë e rëndësishme e komunitetit lokal. Shumë prej tyre janë vendosur aty  para dhe pas viteve 1990, të nxitur nga krizat politike dhe ekonomike. Me vete  morën traditat dhe kulturën e tyre të pasur, duke integruar elementet e tyre kombëtare shqiptare, në shoqërinë gjermane dhe duke ruajtur njëkohësisht identitetin e tyre kombëtar.

Një rol kyç në ruajtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar luan Shoqata Kulturore e Nagoldit, e drejtuar nga z. Zecir Gashi, e themeluar me qëllimin për të promovuar dhe ruajtur kulturën shqiptare.

Kultura dhe gjuha ka rëndësi të veçantë për secilin, ata traditat i trasojnë edhe tek gjeneratat e reja.

Rolin e dhe kontributin e shqiptarëve e vlerëson  edhe kryetari i Komunës së Nagold, Jürgen Großmann, i cili çmon rolin që ka komuniteti shqiptarë, por edhe integrimin e tyre në shoqrinë gjermane.

“Miqtë shqiptar e pasurojnë vendin me punë dhe kulturën e tyre. Sot ishte tregu evropian dhe kultura zyrtare evropiane në Nagold, bëhet fjalë për kombet evropiane që jetojnë në Gjermani dhe kulturën e ngjashme me vendet jo evropiane.

“Ata e mësojnë gjuhën shumë shpejt dhe më pas bëhen zejtarë ne pune te ndryshme. Ata bëhen me kompani te ndryshme shumë e shumë biznese zejtare, dhe atëherë mund të shihni se shqiptarët janë njerëz të prirur për biznes, të cilët me vetëdije i perceptojnë dhe i shfrytëzojnë mundësitë e lirisë në Gjermani, dhe në këtë mënyrë shqiptarët marrin njohje të lartë, dhe njerëzit dinë ta vlerësojnë atë”.

Zecir Gashi, Kryetar i Shoqatë Kulturore Shqiptare në Nagold, na flet më shumë për organizimin e shoqatës, rolin e shqiptarëve dhe kontributin që ata japin në organizime të ndryshme.

“Unë kam babën prej 1972 këtu. Nga Kosova kam ardhur me 1994 me vizitu babën, kam vendosur me nejt këtu.  Shoqata funksionon shumë mirë, ja kam nis me shoqni 2005/2006, jemi tubu kemi thanë po dojmë me çel shoqatën, na kanë pëlqy gjermanët, na kanë dhanë drejta të mira, e kemi çelë për fëmijët tanë mos me harru gjuhën tonë, tradita tona, me mësu edhe shqipen edhe vallëzimin edhe tana tjerat”

Ndër tjerash ai na tregoi se Shoqata numëron rreth 40 anëtarë që bëjnë pun vullnetare, ku sponsor janë firma të sukseshme të shqiptarëve

Z. Gashi, na rrëfeu se kishte migruar si i ri, por kur kishte ikur në Gjermani ishte pritur mirë dhe  i kanë pasur dyert e hapura.

Në fund ai ka një falënderim për të gjithë që përkrahin këto aktivitete.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.