Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërcënimi me bombë, Aeroporti thotë se ishte alarm i rrejshëm: Të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht

Gazeta10
02 July 2024 - 12:10

Kërcënimi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Zyra për Media e Aeroportit, ku kanë bërë me dije se aeroporti tashmë është i hapur për fluturime dhe se të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.

“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht””, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.