Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Eyal Waldman emërohet konsull nderi i Kosovës në Izrael

Gazeta10
03 July 2024 - 9:43

Sipërmarrësi i njohur, Eyal Waldman, është emëruar konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në shtetin izraelit, Ines Demiri, shkruan Indeksonline.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “X”, Demiri bëri të ditur se emërimi i Waldmanit u bë në një ceremoni zyrtare.

Në të njëjtën ceremoni mori pjesë edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

“Ekspertiza e thelle e zotit Waldman në zhvillimin ekonomik do të forcojë ndjeshëm marrëdhëniet Kosovë-Izrael” shkroi Demiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.