
Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi, në një intervistë për mediumin e famshëm botëror “Goal.com” ka folur rreth suksesot historic të Ballkani në Ligën e Konferencës, transmeton Gazeta10.
Thaqi për GOAL ka deklaruar se me kualifikimin e Ballkani në grupet e Ligës së Konferencës, “Ëndrra është bërë realitet”.
Një ëndërr e quajtur Evropë. Ballkani arriti ta realizojë. Një gol që shkon përtej fushës së gjelbër të lojës dhe topit që rrotullohet, por që përfaqëson një tjetër objektiv të madh të arritur nga një popull që dëshiron të bëhet i njohur dhe të ngrejë flamurin e tyre në hartën e ‘kontinentit të vjetër’ edhe falë futbollit, shkruan Goal.com.
Ballkani është skuadra e parë kosovare që ka fituar qasje në fazën e grupeve të një gare evropiane. Pasi u promovua në elitë pesë vjet më parë, në fund të sezonit të kaluar, klubi nga Suhareka, një qyet i vogël me 10 mijë banor dhe 57 kilometra larg Prishtinës, arriti të fitojë titullin e parë në historinë e tij.
“Jo vetëm për mua, por për të gjithë futbollin e Kosovës: të luash në fazën e grupeve ishte një ëndërr që është ndjekur gjithmonë. Është çmimi për futbollin tonë, i cili ka formuar dhe trajnuar shumë lojtarë të nivelit të lartë që luajnë në liga të mëdha si Serie A dhe La Liga. Klubi ynë dhe tifozët tanë marrin pjesë për herë të parë në garat evropiane: ky është një rezultat historik. Është nder që Ballkani dhe Xhebrailat po shkruajmë historinë.” ka thënë Thaqi për Goal.
Tutje në kronikën e Goal kushtuar Ballkanit, flitet edhe për tmerrin që ka përjetuar Suhareka në kohën e luftës dhe për stadiumin “Fadil Vokrri” dhe frymëzimin që kanë lojtarët nga Kosova prej ish-kryetarit të FFK-së. /Gazeta10/