Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Vendimi i diciplinorës: Di Maria humb derbin kundër Milanit

Gazeta10
20 September 2022 - 16:47

Angel Di Maria do të jetë mungesa e madhe e Juventusit në ndeshjen kundër Milanit.

Futbollisti argjentinas u skualifikua dy ndeshje për shkak të gjestit antisportiv (goditje me bërryl në gjoks) ndaj futbollistit të Monzës, Izzo. 34-vjeçari përveçse ndeshjen me Bolonjën, humbet edhe përballjen e madhe me kuqezinjtë.

Në shpjegimin e Gjykatësit Sportiv thuhet se “në të minutën e 41-ë të pjesës së parë, si reagim ndaj një faulli të pësuar gjatë një aksioni loje, goditi me bërryl në gjoks një lojtar të skuadrës kundërshtare, pa pasoja të dëmshme”.

Në fakt, ky ishte një dënim i pritshëm për Di Marina, por nëse në raportin e arbitrave do të ishte është shkruar sjellje e dhunshme, raundet e skualifikimit do të rriteshin në tri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.