Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas dorëheqjes së Ahmetxhekajt nga RTK, reagon shefi i zyrës së BE-së në Kosovë

Gazeta10
07 July 2024 - 16:15

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekajt nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës.

Szunyog shkroi në “X” se dëshiron ta theksojë rëndësinë e pavarësisë editoriale në RTK.

Dua ta theksoj rëndësinë e një transmetuesi publik që gëzon autonomi institucionale dhe pavarësi editoriale”, shkroi ai.

Szunyog i shprehu mirënjohje Ahmetxhekajt për “përpjekjet e tij në përmirësimin e menaxhimit financiar të RTK-së”.

“BE-ja në Kosovë pret që Drejtori i ri i Përgjithshëm të emërohet përmes një procesi të bazuar në merita”, shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.