Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministri francez: Do të dorëzoj dorëheqjen time nesër

Gazeta10
07 July 2024 - 22:48

Kryeministri francez Gabriel Attal, ka folur në rezidencën e tij zyrtare, Hotel de Matignon në Paris.

Ai tha se “sonte asnjë nga ekstremet nuk mund të pretendojë shumicën” dhe për këtë e vlerëson “frymën franceze”.

Attal gjithashtu theksoi se shumë anëtarë të aleancës së Ansamblit të Presidentit Macron janë rizgjedhur.

“Të jesh kryeministër është nderi i jetës sime”, shtoi ai, raporton BBC.

“Sonte, megjithëse Ansambli ka fituar trefishin e mandateve nga sa ishte parashikuar, ne nuk kemi shumicë. Dhe kështu, nesër në mëngjes do t’i dorëzoj dorëheqjen Presidentit të Republikës”, tha Attal.

Ai tutje theksoi se do të qëndrojë “për aq kohë sa ta kërkojë detyra ime”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.