Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Narracioni i Kurtit’ – Berisha: Na me i tregu Amerikës kush është Rusia, është problem

Gazeta10
10 July 2024 - 21:44

Gazetari politik, Rid Berisha ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka probleme me amerikanët.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Berisha ka thënë se qasja e kryeministrit Kurti ndaj amerikanëve është shqetësuese.

Berisha ka theksuar se ftohja e raportëve me Amerikën ka bërë që Kurti që 4 vite mos të marrë asnjë ftesë për vizitë zyrtare në këtë vend, raporton gazeta10.

“Kurti ka probleme me SHBA-të, prandaj s’ka ftesë zyrtare që 4 vite”, ka thënë Berisha.

Ai ka pas kritika për Kurtin edhe për narracionin e tij politik.

“Na me i tregu Amerikës kush është Rusia, është problem”, ka thënë Berisha. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.