
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur të shtyjë deri më 31 tetor të këtij viti, vendimin për përdorimin e targave të vjetra, shkruan Gazeta10.
Ky vendim vlenë për automjetet me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se ky vendim është bazuar në atë të datës 29 qershor Nr.01/85.
“Po ashtu, është miratuar plotësimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.01/85 të datës 29 qershor 2022, lidhur me afatin e regjistrimit të automjeteve me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, që do të vazhdojë deri më 31 tetor 2022”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Në vendimin e marrë më 29 qershor, Qeveria kishte vendosur që afati për largimin e targave të paraluftës të jetë deri më 31 shtator. Ky vendim sipas ekzekutivit ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë./Gazeta10