Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti me vartësit e tij pret Bordin e ri të “Trepçës”, shpreh gatishmërinë për ta përkrahur këtë ndërmarrje

Gazeta10
15 July 2024 - 18:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë takuar Bordin e ri Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike “Trepça”, të emëruar në mbledhjen e 212-të të Qeverisë.

Sipas një njoftimi të ZKM-së, ata diskutuan “rreth veprimeve të menjëhershme dhe planet dhe synimet afatgjata për ndërmarrjen minerare”.

Kryeministri Kurti thuhet se ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë për ta përkrahur Trepçën kundrejt një plani të qartë të veprimit.

“Qeveria e Republika e Kosovës synon ruajtjen e pronësisë publike dhe rivitalizimin e Trepçës në përputhje me interesin shoqëror, ekonomik dhe mjedisor”, thuhet në komunikatë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.