
Bayern Munich po kërkon që ta përforcojë skuadrën me një qendërsulmues, raporton Gazeta10.
‘Bavarezët’ nuk kanë transferuar asnjë sulmues qendre pas largimit të Robert Lewandowskit.
Kampionët në fuqi të gjermanisë kanë shtuar në listën e dëshirave të tyre sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez.
Sipas raportimeve të fundit, Bayerni është gati të paguajë 100 milionë euro për afrimin e Lautaros në “Allianz Arena”.
Bayerni kishte shprehur interesim më parë edhe për Harry Kane, por Tottenham nuk dëshiron që ta shesë kapitenin e ekipit. /Gazeta10/