Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bekë Berisha i reagon Kurtit: Policët po e ruajnë Ujmanin në temperaturat 40 gradë për spot elektoral

Gazeta10
18 July 2024 - 20:36

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha thotë se liqeni i Ujmanit po vizitohet nga aktivistë të Vetëvendosjes, e ndërkohë po ruhen nga Policia e Kosovës, me orar të zgjatur e temperatura të larta.

Berisha ka thënë se 600 policë po qëndrojnë temperatura 40 gradë “që të sigurojnë ‘aktorët’ aktivistët e VV së gjatë incizimit të spotit elektoral!”, shkroi ai në Facebook.

Deputeti i ka kërkuar Kurtit që t’i kthejë policët me orare normale, sepse me këtë gjest thotë se po i demotivon policitë.

“Manifestimi i “sovranitetit “ Kryeministër kthej policët në orar normal . Ky gjest ka demotivuar Policinë!
Sovraniteti mbrohet me miq nga qeveria e Kosoves !”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.