Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Publikimi i artikullit të “Slobodna Bosna” nga RTK, kush është mediumi boshnjak që shkaktoi bujë në Kosovë?

Gazeta10
24 July 2024 - 7:55

Një artikull i “Slobodna Bosna”, i cili pretendon, ndër të tjera, se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka marrë nën kontroll edhe media kosovare, lajm që është publikuar nga RTK, ka shkaktuar bujë në Kosovë.

Lidhur me mediumin boshnjak “Slobodna Bosna”, KALLXO.com ka pyetur Darko Brkan nga “Raskrinkavanje.ba” – një platformë për kontrollin e saktësisë së informacionit dhe dezinformatave në hapësirën publike të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Brkan ka thënë se “Slobodna Bosna” ka një histori të gjatë dhe se ka qenë një nga revistat politike më me ndikim në Bosnjë e Hercegovinë.

Megjithatë, Brkan ka theksuar se pasi ka kaluar ekskluzivisht në medium online kanë vërejtur shumë praktika manipuluese në publikimin e tyre dhe besueshmëria e tyre është bërë e dyshimtë. 

“Slobodna Bosna”, sipas Brkan, ka qenë ndër botuesit më të vlerësuar, ndonëse konsideron se nuk janë të pazakonta llojet e ndryshme të manipulimeve mediatike në shkrimet e këtij mediumi.

“Gjatë disa viteve që Raskrinkavanje ka kontrolluar faktet e mediave në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në rajon, ne kemi vlerësuar rreth 200 artikuj nga ‘Slobodna Bosna’, gjë që i vendos ata ndër botuesit më të vlerësuar në Raskrinkavanje. Ai është një medium që ndoshta nuk është në krye për sa i përket prodhimit të dezinformatave vetë, por mund të themi se nuk është e pazakontë të shohësh lloje të ndryshme manipulimesh mediatike në shkrimet e tij”- ka thënë Brkan.

Megjithatë, për rastin e publikimit të artikullit në fjalë, thotë se nuk mund të thotë asgjë, ngase nuk e kanë verifikuar ende pretendimin e “Slobodna Bosna” deri më tani. 

Të hënwn, RTK ka publikuar një artikull të mediumit “Slobodna Bosna”, i cili, ndër të tjera, pretendon se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nën kontroll media kosovare.

Reagimet kanë shtyrë bordin e RTK-së të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme që ka zgjatur rreth 3 orë e gjysmë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.