Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Rasti i 11-vjeçares, kryeprokurori Munishi thotë se është e padrejtë kërkesa për dorëheqje

Gazeta10
21 September 2022 - 15:08

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi për herë të parë zgjodhi që të flasë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, shkruan KosovaPress, transmeton Gazeta10.

Munishi u shpreh se Prokuroria Themelore e Prishtinës me kohë dhe urgjencë ka marrë të gjitha veprimet për rastin e së miturës. E kërkesën për dorëheqjen e tij e konsideroi tendencioze dhe të padrejtë.

Kryeprokurori Munishi e ka quajtur të pakuptimtë dhe jo profesional raportimin për rastin e viktimës 11-vjeçare e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht nga 5 persona në gusht.

“Sa i përket rastit të 11 vjeçares ka qenë e papranueshme dhe e pakuptimtë jo profesionale dhe jo etike që dikush të jap një gjykim për rastin, pa i parë veprimet e Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Eshtë shumë keq e papranueshme sepse po ashtu në zyrën tonë i kemi marr të gjitha veprimet procedurale konform Kodit të Procedurës ,Kodit Penal, Ligjeve dhe Kushtetutës dhe konfrom konventave ndërkombëtare. Është e padrejtë ka qenë e padrejtë shumë jo profesionale që të jepet një gjykim jo i drejtë pa i parë shkresa e lëndës kjo ka ndodhur në rastin e fundit, kjo ka ndodhur edhe në rastin e mëhershëm ku mediat japin informacione të pavërteta për veprimet e Prokurorisë e të paktën asnjë person nuk i ka parë shkresat e lëndës që i ka pasur Prokuroria”, theksoi ai.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi për herë të parë zgjodhi që të flasë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Munishi u shpreh se Prokuroria Themelore e Prishtinës me kohë dhe urgjencë ka marrë të gjitha veprimet për rastin e së miturës. E kërkesën për dorëheqjen e tij e konsideroi tendencioze dhe të padrejtë.

Kryeprokurori Munishi e ka quajtur të pakuptimtë dhe jo profesional raportimin për rastin e viktimës 11-vjeçare e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht nga 5 persona në gusht.

“Sa i përket rastit të 11 vjeçares ka qenë e papranueshme dhe e pakuptimtë jo profesionale dhe jo etike që dikush të jap një gjykim për rastin, pa i parë veprimet e Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Eshtë shumë keq e papranueshme sepse po ashtu në zyrën tonë i kemi marr të gjitha veprimet procedurale konform Kodit të Procedurës ,Kodit Penal, Ligjeve dhe Kushtetutës dhe konfrom konventave ndërkombëtare. Është e padrejtë ka qenë e padrejtë shumë jo profesionale që të jepet një gjykim jo i drejtë pa i parë shkresa e lëndës kjo ka ndodhur në rastin e fundit, kjo ka ndodhur edhe në rastin e mëhershëm ku mediat japin informacione të pavërteta për veprimet e Prokurorisë e të paktën asnjë person nuk i ka parë shkresat e lëndës që i ka pasur Prokuroria”, theksoi ai.

E pas kësaj reagoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e cila e ka pyetur Kryeprokurorin, Munishi se pse nuk janë arrestuar në qershor të dyshuarit për dhunimin e 11 vjeçare.

“Pse nuk janë arrestuar në qershor personat e dyshuar për dhunimin e saj pse u deshtën dy muaj”, pyeti Kurti.

Munishi tutje insistoi se Prokuroria Themelore në Prishtinë me urgjencë e ka trajtuar rastin e 11 vjeçares.

Duke treguar rrjedhën e këtij rasti, Munishi tha se më 21 qershor 2022 e mitura kishte dal nga shtëpia, të cilën më pastaj nëna e saj e kishte lajmëruar të zhdukur. Ai tha se një ditë pas raportimit viktima ishte gjetur tek “Xhamia e Llapit” në Prishtinë, shkruan KosovaPress./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.