Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Kurti: Pushtimi i Ukrainës nga Putin, rikujton agresionin fashist në Evropë

Gazeta10
21 September 2022 - 18:33

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, kryeministri Albin Kurti ka komentuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se pushtimi ilegal i Ukrainës nga Vladimir Putin është një rikujtim se të qenit pro paqes kërkon që të jesh edhe antifashistë.

“Këtë vit, teksa festojmë Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ne ndjejmë dhimbje gjithashtu për shpërthimin e luftës. Pushtimi ilegal i Ukrainës nga Putin, duke kujtuar ditët më të errëta të agresionit fashist në Evropën e shekullit të 20-të, është një rikujtim se të jemi pro paqes kërkon që ne të jemi edhe antifashist”, ka shkruar ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
17 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.