Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Besian Mustafa i LDK-së bëhet baba për herë të parë

Gazeta10
31 July 2024 - 10:21

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e ka konfirmuar ai vetë më anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Gemi i vogël na bëri prindër! Gem, kjo botë është përplot bukuri, aventura, ëndrra, emocione; përjetoje plotësisht! Me të tilla na mbush ti neve, nënës, mua dhe gjithë familjes. Gem, ti je i rrethuar nga njerëz që të duan, të mbajnë të sigurt e të lumtur.

Gem, duaje botën dhe gjithçka në të. Duaji të gjithë njerëzit. Mbi të gjitha, duaji njerëzit e tu, kombin tënd, vendin tënd. Gem, gjyshi yt dha gjithçka, deri dhe jetën e tij, për njerëzit tonë, kombin tonë, vendin tonë. Ai sot të sheh nga lart, i buzëqeshur, më i lumtur se kurrë. Ti bart flakën tonë ndër shekuj, bir, ndër mijëvjeçarë. Ndjek rrugën e zemrës dhe mendjes së gjyshit, bir, jo të fatit të tij. Gem, fillo tash aventurën tënde. Bëje epike, bir!”, shkruan Mustafa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.