Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Pa Vjosa Osmanin, Vetëvendosje bie nën 30 për qind” – Shpërthen Xhevdet Smakiqi

Gazeta10
31 July 2024 - 18:20

Njohjësi i zhvillimeve politike, Xhevdet Smakiqi ka deklaruar se përkrahja ndaj kryeministrit Kurti gjatë zgjedhjeve do të bie nën 30% pa presidenten Osmani, raporton Gazeta10.


Smakiqi, i ftuar në emisionin Raport të Kanal 10, mes tjerash tha se mosmarrveshjet mes tyre kanë një dobi për Kosovë.

“Vjosa Osmani është personi më i votuar ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve të Kosovës dhe gjitha energjia e LDK-së është personifikuar përmes Vjosa Osmanit. Dhe pa Vjosa Osmanin, Albin Kurti unë konsideroj se do të bie nën 30%.Përqarje mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit janë në favor të Kosovës sepse ajo tash do t’i tregoj të gjitha dobësitë që i ka pas Kurti. Mendoj që pa Vjosa Osmanin do të zvogëlohet dukshëm përkrahja për Albin Kurtin”, deklaroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.