
Gazetari Arben Ahmeti në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka bërë pyetje se a do të hapet Ura e Ibrit në qytetin e Mitrovicës.
Ai ka thënë se presioni duhet të jetë tek ndërkombëtarët për mos hapjen e urës që ndanë qytetin e Mitrovicës në dy pjesë, raporton Gazeta10.
“Presioni duhet të jetë tek ndërkombëtarët nëse nuk kanë dashtë me i dhanë fitore Albin Kurtit ka pasur mënyra tjera me tregu, përveç sanksioneve nuk besojë që mundesh me i bërë diçka tjetër”, tha ai në Kanal10./Gazeta10