Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Hulumtimi nga IRI konfirmon shqetësimet që i kemi ngritur në vazhdimësi – i rendit disa

Gazeta10
07 August 2024 - 9:34

Ish kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se raporti i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Kosovën, i cili u publikua ditë më parë, konfirmon shqetësimet që LDK ka ngritur në vazhdimësi.

Ai ka renditur shqetësimet që kanë ngritur, duke e filluar me atë se gjithnjë e më pak qytetarët mendojnë se janë të lirë të shprehin opinionet e tyre.

 “…situatë kjo e krijuar nga sulmet e militantëve dhe zyrtarëve të lartë të mazhorancës ndaj analistëve, gazetarëve dhe opozitës”, ka shkruar Hoti.

Tutje, ka përmendur mos përmbushjen e premtimeve elektorale.

“…në secilin sektor, sido që të matet, as për së afërmi nuk janë përmbushur premtimet me të cilat Kurti dhe Osmani kanë marrë besimin e qytetarëve në vitin 2021”.

“Tri problemet më të madha janë: inflacioni,  papunësia dhe kujdesi shëndetësor. Lidhur me gjendjen e ekonomisë, 69% të qytetarëve nuk janë të kënaqur.  60% e qytetarëve thonë se çmimet e ushqimeve janë të larta. Korrupsioni është i lidhur me qeverinë”, ka shkruar tutje Hoti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.