Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përveç Noizyt e Dj Crax, arrestohet edhe një person për rrahjen në Pejë

Gazeta10
08 August 2024 - 19:58

Sot gjatë ditës është arrestuar edhe një person në lidhje me rastin e rrahjes para disa ditësh në diskotekën “Sancy“ në Pejë, e ku ndër palët e përfshira dyshohet të jetë edhe këngëtari Noizy.

Lajmin e ka bërë të ditur për Lajmi.net zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar edhe një person për rrahjen e para disa netësh në një klub të natës në Pejë, i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”, tha Nikçi.

Personi i arrestuar sipas informatave është nga komuna e Pejës dhe sipas dyshimeve të para i njëjti thuhet të jetë anëtarë i grupit OTR.

Ai mendohet se e ka shoqëruar Noizyn nga Shqipëria natën e rrahjes.

Ndërkaq, ditë më parë reperi u arrestua në Shqipëri, dhe për të njëjtin është kërkuar ekstradim nga shteti i Shqipërisë për në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.