
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për përfshirje në veprën “Vjedhje”.
Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar foton e saj dhe ka kërkuar që për çdo informatë që mund të çoj në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, të kontaktojnë në numrin e telefonit 192.
“Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje veprën Vjedhje Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesë.