Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këta janë personat që u plagosën pas rrahjes në një nga kafet në Veternik

Gazeta10
12 August 2024 - 9:13

Një përleshje fizike  ka ndodhur  mëngjesin e sotëm, te Gizzi Grill në Veternik  ku  dyshohet se  ka eskaluar  në përdorim të armës dhe la të plagosur disa persona.

Tre viktimat, një burrë dhe dy vajza janë qëlluar me armë zjarri dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat që u plagosën janë: Arben Osmanaj (37-vjeçar), Laura Prenaj (24-vjeçare) dhe Leonita Sadikaj (19-vjeçare).

Viktimat po marrin trajtim mjekësor ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sinjali ka mësuar tutje se të shtënave me armë iu parapriu një rrahje mes palëve të përfshira.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.