Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot mbahet aksion pastrimi nga të rinjët në Rahovec

Gazeta10
22 September 2022 - 9:04

Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, është njoftuar nga zv.drejtoresha e shkollës së lartë Kosova, Vjollca Gurule, se do të zhvillohet një aksion pastrami në Rahovec, raporton Gazeta10.

Ajo theksoi se kjo po bëhet me mbështetjen e komunës, për arsye të vedijësimit të të rinjëve për të ruajtur ambientin.

“Ne sot në mbështeteje të kryetarit të komunës së Rahovecit, Ismajl Latifi, kemi vendosur që tra pastrojmë qytetin e Rahovecit edhe pse nuk është që është shumë i ndotur, zakonisht po ka kujdes koma edhe vet, mirëpo ne duke e pasur parasysh që duhet të rinjët, brezat e rinjë të edukohen që ta pastrojnë qyetetin e tyre, hapsirat ata ku i shfrytëzojnë por edhe të edukohen që të mos i hedhin ato.”, tha zv.drejtoresha.

Tutje, ajo ceki se paraprakisht janë nbajtur 3 cikle trajnimesh nga një trajner profesional sidhe një garë për të rinjët.

“Fillimisht ne i kemi mbajtur 3 cikle trajnimesh apo kampanjash ku kemi thirrur për mes një trajneri professional të rinjët që të edukohen dhe t’i mbrojnë hapsirat e tyre. Pas këtyre trajnimeve kemi mbajtur një garë si do të duhej të mbroheshin shkollat, rrugët, sheshet etj.”, tha ndër të tjera Gurule./Gazeta10.

https://www.youtube.com/watch?v=aqtxvMT3yOs

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.