
Qytetarët e Obiliqit janë ankuar drejtëpërdrejtë në emisionin “Raport me Naim Sadikun” për mungesen e ujit në fshatin Kozarica.
Ata kanë thënë se qe dy muaj kanë mbetur pa ujë, raporton Gazeta10.
Për këtë problem është përgjigjur në lidhje direkte direkte edhe zëdhënësja e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku.
Mejku ka thënë se nuk ka qenë e informuar për mungesën e ujit në fshatin e Kozaricës por që do e adresojë menjëherë problemin.
“Menjëherë do e adresojë problemin dhe do ju njoftojë juve që t’i informoni qytetarët”, tha ajo në Kanal10./Gazeta10