
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka komentuar veprimet e Prokurorisë së Shtetit në lidhje me arrestimet.
Sipas tij, Prokuroria po arreston njerëz që në fund po dalin të pafajshëm, raporton Gazeta10
“Në Kosovë fatkeqësisht po ndodh që prokuroria po arreston njerëz dhe po mban në paraburgim dhe të njejtit po dalin të pafajshëm dikur, e kishim rastin e fundit me një serb që është arrestuar për spiunazhë, i cili më vonë u lirua dhe kjo ëshhtë shqetësuese sepse janë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët do të paguajnë nga taksat e tyre për kompenzim”, tha ai në Kanal10.
Elezi shton se veprimet e Prokurorisë së Shtetit duhet të jenë të organizuara mirë që mos t’i bëjnë dëme qytetarëve./Gazeta10